Elhaida Dani ka ngjitur skenën madhështore me më shumë besim se sa prova e parë në të cilën mori edhe kritika. Mbrëmja e 15 majit ka qënë prova e dytë për këngëtarët e Eurovizionit.

Sot Wiwibloggs shkruan:“Ndryshe nga shumë këngëtarë, Elhaida Dani nga Shqipëria nuk ka nevojë për objekte përkrahëse në skenë apo për kërcimtarë. 

Zëri i saj është mëse i mjaftueshëm për të mbushur këtë skenë gjigande. Ajo kishte probleme me kufjet gjatë provës së parë. Por mbrëmë ajo në përgjithësi dukej më e sigurtë dhe më rehat”. 

Edhe kryeministri Rama ka përcjellë një mesazh në Facebook.
“@elhaidadani93 zeri i Shqiperise qe ka ndezur vigjiljen e EuroSong, le ti japim gjithe mbeshtetjen tone ‪#‎ForcaElhaida“

UEFA shpall rënditjen e Kombëtareve që sjell edhe një lajm të mirë për kuqezinjtë e Gianni De Biasit. Pas fitores 2-1 kundër Armenisë në "Elbasan Arena" Shqipëria është ngjitur me dy vende në rënditje, duke dalë në vend të 33 nga 54 në total.

Në vend të parë është Gjermania, e ndjekur nga Spanja dhe Anglia.

Më e bukura nga ky lajm është fakti se Shqipëria ka lënë pas Kombëtaren serbe,

Shumica e politikanëve të atyre që janë në pushtet por edhe të atyre që u larguan nga pushteti vendosin ti ’i çojnë fëmijët jashtë vendit për të studiuar.

Gazeta Panorama ka botuar një shkrim në lidhje me fëmijët e ministrave dhe vendet ku ata studiojnë.

Eriku, djali i ministres së Turizmit, Eglantina Gjermeni, jeton dhestudion në Londër.

Deborah, vajza e vetme e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, jeton dhe studion në Utrecht të Holandës kurse Sara, vajza e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, jeton dhe studion në Menton të Francës.

Livia, vajza e ministres së Arsimit Lindita Nikolla, është diplomuar në Universitetin Epoka në Tiranë dhe vazhdon masterin në Barcelonë të Spanjës.

Klajdi, djali i Edmond Panaritit, ministër i Bujqësisë, jeton dhe studion në Milano të Italisë.

Ndërkohë vajza e Nasip Naços, ministrit të Drejtësisë, Betina, studion në universitetin e Nju Jorkut në Tiranë. 

Vajza e Arben Ahmetajt, Livia, studion në një shkollë private turke në Tiranë.

Edhe vajza e Edmond Haxhinastos, Eliza, studion në Tiranë.

Ndërkohë që Mikeli, djali i Mimi Kodhelit, ministres së Mbrojtjes ndjek studimet dhejeton në Firence të Italisë.

Ish Koloneli i Forcave Speciale të ushtrisë shqiptare, DritanDemiraj, ka reaguar ndaj "bombës" së djeshme të Zoran Zaev, ku ish ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, dëgjohej duke thënë se "për një orë i zhduk shqiptarët", përcjell Portali Albeu. 

Sipas ushtarakut të njohur nga Tirana, shqiptarët janë kombi më i fuqishëm në Ballkan dhe se sllavët nuk kanë fuqi ti ndalin. 

Kolonel Dritan Demiraj është pjesë e elitës së ushtrisë shqiptare. Ai ka drejtuar disa operacione në Afganistan, Irak dhe vende të tjera. JEMI NJE

Ja postimi i Kolonel Dritan Demiraj në Facebook:

"Te nderuar miq!
Sot opozita maqedone publikoi nje video ne te cilen "fshatarja qorre" Jankullovskja deklaron se "shqipetaret duhen shfarosur". 
A e di mire kjo fshatarja e Kercoves se Shqiptaret me shume se kurre sot janeKombi me i forte ne Ballkan, jane Kombi me Amerikandashes ne Bote dhe me luftarak kur i duhet te perballet me armiqte e saj. 
Duhet vetem qe dicka te behet sebep dhe pastaj, e sheh Jankollovska "apo Neperka Vrasese" qe me te drejte e ka quajtur Zonja Mesila Doda.
Ju siguroj te nderuar bashkekombas se Shqiperia ka aq shume djeme trima dhe luftetare sa as maqedonasit, serbet, por as Ruset, Putinet, Lavrovet dhe zagaret e tyre nuk ka force qe ti trembe dhe mposhte. Ata jane te gatshem ta mbrojne cdo pellembe te territorit te tyre dhe nese politikuajte e tyre nuk duan ose frigohen ne te pese vendet ku jetojne Shqiptaret".

MARI themes

Powered by Blogger.