Derbi i Romës, të hënën në orën 18:00, mund të rezultojë vendimtar për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi. Një fakt i tillë nuk është aspak i çuditshëm edhe pse Gashi aktualisht është pjesë e skuadrës së Baselit.
Sipas faqes së specializuar të merkatos, Tuttomercatoweb.it, bomberi kuqezi do të transferohet te Lazio në rast se bardhkaltërit sigurojnë një biletë për në Champions League sezonin e ardhshëm dhe në këtë optikë, sfida e së Hënës është jetike për këtë objektiv.
Sipas informacioneve mediatike nga përtej Adriatikut, sulmuesi i Baselitndiqet prej kohësh nga drejtori sportiv, Igli Tare, i cili do ta nisë një ofensivë gjatë merkatos së verës për ta spostuar në "Olimpico".
21 golat e realizuar gjatë këtij sezoni me kampionët e Zvicrës nuk kanë kaluar pa rënë në sy pasi Gashindiqet edhe nga disa klube të tjera europiane. Aktualisht,Lazio mban vendin e tretë në klasifikimin e Serie A me dy javë nga fundi i sezonit dhe ruajtja e këtij pozicioni ose rikthimi në vendin e dytë do të rezultonte një sezon i suksesshëm dhe në këtë mënyrë, presidenti Lotito do të kishte dorë të lirë për të shpenzuar shumën e kërkuar nga Baseli për lojtarin shqiptar.
Sulmuesi i Bazelit ShkëlzenGashi shënuar 21 gola në Superligën zvicerane gjatë këtij sezoni kur kanë mbetur edhe tre javë para fundit.
Ai është katër gola para sulmuesit të Young Boys, Hoarau (17) i cili ka shënuar pesë penallti, shumë ndryshe nga Gashi, i cili nuk ka realizuar asnjë gol nga pika e bardhë.
26-vjeçari ka realizuar edhe më shumë gola se yje të tillë si Carlos Tevez (20), Harry Kane (20), Carlos Bacca (20), Mauro Icardi (19), Robert Leëandoëski (16) apo Diego Costa (19).
Kujtojmë që golat në Zvicër vlerësohen me koeficientin 1.5, ndryshe nga golat që shënohen në kampionatet dhe që vlerësohen me 2. Kjo bën që Gashi të zbresë shumë në renditjen për “Këpucën e Artë”