Shaqiri me Ildën dëgjojnë këngën “Kuq e zi” (Video)
Gjatë një interviste që Xherdan Shaqiri bëri për gazetaren e SuperSport Ilda Bejleri, në një moment Xherdani kishte lëshuar edhe këngën e Flori Mumajesit dhe Elvana Gjatës, “Kuq e zi”.
Shaqiri kishte qenë shumë i hapur me gazetarën Ilda gjatë kësaj interviste, ndërkaq janë rritur edhe thashethemet se ai është në një lidhje me gazetaren shqiptare. Sido që të jetë, Shaqiri ishte në element gjatë intervistës, e njëjtë edhe gazetarja Ilda.

