shaqiri-ildaGjatë një interviste që Xherdan Shaqiri bëri për gazetaren e SuperSport Ilda Bejleri, në një moment Xherdani kishte lëshuar edhe këngën e Flori Mumajesit dhe Elvana Gjatës, “Kuq e zi”.
Shaqiri kishte qenë shumë i hapur me gazetarën Ilda gjatë kësaj interviste, ndërkaq janë rritur edhe thashethemet se ai është në një lidhje me gazetaren shqiptare. Sido që të jetë, Shaqiri ishte në element gjatë intervistës, e njëjtë edhe gazetarja Ilda.

Shqipëria duhet të fitojë ndaj Francës, në mënyrë që të sigurojë një vend në vazon e tretë UEFA për kualifikueset e botërorit Rusi 2018. Në këtë përfundim bien parashikimet statistikore, të cilat tregojnë se një fitore ndaj organizatorëve të Euro 2016-të, do t’i sillte Shqipërisë 98 pikë më shumë në rang-listën FIFA(aktualisht kuq-e-zinjtë ndodhen në vendin e 51-të me 624 pikë, fitorja ndaj Francës do ta çonte në 722 pikë).
Eduard Rănghiuc, në web-faqen e tij “football-rankings” nënvizon se Shqipërisë i duhet patjetër fitorja ndaj Francës në mënyrë që të sigurojë një vend në vazon e tretë (nga 6 vazo) për shortin që do të përzgjedhë grupet eliminatore për në Botërorin Rusi 2018-të (më 25 korrik në Shën Pjetërsburg).
“Shqipëri vs Francë – vendasit duhet të fitojnë që të sigurojnë një vend në vazon e 3-të”, shkruan Rănghiuc që në fillim në një paragraf të titulluar “Disa ndeshje tejet të rëndësishme” ku bie në sy gjithashtu ndeshja Danimarkë – Serbi, e cila vendos fatin e të dyja përfaqësueseve, të cilat luftojnë për një vend në vazon e 2-të.
Sipas “Football-rankings” Shqipëria ka 42.38% shanse që ta sigurojë vendin për në vazon e tretë, ndërkohë që me 57.62% ajo do t’i qëndrojë vazos së katërt. Kujtojmë se Shqipëria në përzgjedhjen e kaluar për eliminatoret Brazil 2014 – kur kuq-e-zinjtë ishin gjithashtu në vazon e katërt – rezultoi në Grupin E sëbashku me Zvicrën, Islandën, Norvegjinë, Slloveninë, Qipron (një grup më i lehtë se i viteve të kaluara).
Eduard Rănghiuc është një programues nga Rumania, i cili e drejton “football-rankings”-un prej 8 vitesh. Ai ka bashkëpunuar me media të rëndësishme sikurse “Sport365”, “MIND CTI”, apo “Global Sports Media”.

MARI themes

Powered by Blogger.