Showing posts with label ShowBiz. Show all posts

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora do të jetë sot prezente në “Elbasan Arena” për të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Serbi. Kjo bëhet e ditur pasi është zbuluar bileta e saj, shkruan Shekulli, sipas të cilit në foto të biletës nuk bëhet publike hyrja po ashtu as rreshti dhe vendi ku ajo do të qëndroj gjatë ndeshjes.

 Por ATSH nuk pohon me siguri se ajo do të jetë në Elbasan Arena.
A do të jetë këngëtarja Rita Ora ne stadium për të parë ndeshjen, Shqipëri-Sërbi? – pyet kjo agjenci.
Thuhet se edhe Rita Ora do të mbërrijë sot në Shqipëri për të parë nga afër djemtë e Kombëtares. Ardhja e Divës me origjinë shqiptare mendohet të jetë surpriza e mbrëmjes , shkruan Revista Star.
Të gjithe sytë e sportëdashësve janë drejtuar sot në “Elbasan Arena”. Megjithate burime ende jo zyrtare flasin për një tifoze të zjarrtë që do jetë në shkallët e stadiumit Arena në Elbasan, pikërisht Rita Ora.

Kjo është Erza Muqolli, vogëlushja 9-vjeçare, që ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët.  9-vjeçarja nga Drenasi i Kosovës, mori pjesë në talent show-n francez, “La France a un incroyable talent” (Franca ka një talent mahnitës). Por edhe pse nuk fitoi, duke marrë vetëm vendin e tretë në këtë konkurs, Erza ka mahnitur me zërin e saj jo vetëm publikun shqiptar, por edhe atë francez, aq sa mediat e krahasuan me një Celine Dion të vogël.

E veçanta e prezencës së Erza Muqollit në këtë spektakël muzikor qëndronte jo vetëm tek talenti dhe interpretimi i këngës franceze “Eblouie pa la nuit”, por ajo ka kënduar edhe në gjuhën shqipe, duke i mahnitur të gjithë, aq sa edhe publiku ”i  ftohtë” francez i gjendur në salë, nuk rreshti së duartrokituri 9-vjeçaren shqiptare.

Këtë radhë Erza ka zgjedhur një mënyrë më origjinale dhe të drejtpërdrejtë. Përmes një video të realizuar ekskluzivisht për JavaNews.al, 9-vjeçarja shqiptare ka vendosur të përshëndesë të gjithë shqiptarët.

Dhe vogëlushja e bën këtë në mënyrën më të mirë. E veshur e tëra kuqezi, ajo ka interpretuar mrekullisht këngën e kthyer në hit për popullin shqiptar “Kuq e Zi”.

Me një fytyrë ëngjëllore, dhe me një zë mahnitës, Erza Muqolli tregon se ndihet krenare që është shqiptare, dhe se këtë gjë do ta tregojë gjatë gjithë karrierës së saj që duket mëse e ndritur. Dhe konkursi muzikor në Francë duket të jetë vetëm fillimi.

Përveç këtij mesazhi video, Erza e vogël ka dhënë një intervistë interesante për revistën Java, e cila do të publikohet të shtunën në faqet e revistës. Mos e humbni rastin për t’u njohur me një talent që do të bëjë të flitet shumë për të në të ardhmen.

MARI themes

Powered by Blogger.