Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora do të jetë sot prezente në “Elbasan Arena” për të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Serbi. Kjo bëhet e ditur pasi është zbuluar bileta e saj, shkruan Shekulli, sipas të cilit në foto të biletës nuk bëhet publike hyrja po ashtu as rreshti dhe vendi ku ajo do të qëndroj gjatë ndeshjes.

 Por ATSH nuk pohon me siguri se ajo do të jetë në Elbasan Arena.
A do të jetë këngëtarja Rita Ora ne stadium për të parë ndeshjen, Shqipëri-Sërbi? – pyet kjo agjenci.
Thuhet se edhe Rita Ora do të mbërrijë sot në Shqipëri për të parë nga afër djemtë e Kombëtares. Ardhja e Divës me origjinë shqiptare mendohet të jetë surpriza e mbrëmjes , shkruan Revista Star.
Të gjithe sytë e sportëdashësve janë drejtuar sot në “Elbasan Arena”. Megjithate burime ende jo zyrtare flasin për një tifoze të zjarrtë që do jetë në shkallët e stadiumit Arena në Elbasan, pikërisht Rita Ora.

MARI themes

Powered by Blogger.