Pavel Chernev, ish-deputet i parlamentit të Bullgarisë dhe lider i Lëvizjes Kombëtare bullgare “Atak”, tha se një numër i madh i të rinjve nga vendi i tij do të shkojnë së bashku me çetnikët serbë, vullnetarë në Maqedoni kundër shqiptarëve.
Chernev, i cili vite më parë grisi flamurin e Republikës e Kosovës në Parlamentin bullgar, thekson se është në kontakte të vazhdueshme me komandantin çetnik serb, Bratislav Zhivkoviç, me të cilin, po organizojnë vullnetarë për t’i dërguar në Maqedoni.
“Shumë bullgarë duan të shkojnë në Maqedoni, por për fat të keq, qeveria jonë nuk dëshiron të na ndihmojë. Ne jemi në kontakt me Bratislava Zhivkoviçin, i cili është i gatshëm t’i dërgoj disa djem nga shteti serb në Maqedoni, ndërsa ne do t’iu bashkohemi vëllezërve tanë maqedonas kundër shqiptarëve”, tha Chernev.

Ushtria Çlirimtare Kombëtare ka mohuar që pjesëtarët e saj janë dorëzuar, pas përleshjeve të armatosura që ndodhën në Kumanovë, ashtu siç kanë deklaruar organet shtetërore në Maqedoni.
Në një komunikatë të lëshuar për media, në emër të Shtegtarit të Lirisë, thuhet se deklarimet se pjesëtarë të kësaj trupe janë dorëzuar janë mashtrime të shtetit sllavomaqedon.
Lexojeni të plotë komunikatën:
Informatat që po qarkullojnë se djemtë tanë janë dorëzuar janë të pa sakta që vinë nga Qeveria Sllavo-maqedonase që po mundohen të fitojnë betejën me skanime të tillë. Djemtë tanë janë shumë të fuqishëm sa që nuk ka kush që do t’i ndal deri në realizimin e ëndrrës shekullore Shqipëri Etnike.
Shtegtarët e Lirisë janë të fuqishëm s’ka kush që i dorëzon këta trima sepse aty gjinden një ushtri e fuqishme me djem besnik dhe me përvoja nga tri luftëra çlirimtare me emblemën e pa thyeshme UÇK që çdo betejë e kanë fituar si në 2001 edhe tani po e tregojnë fuqinë e tyre edhe me të përgatitur.
Prandaj lufta vazhdon deri në qëllimin e përbashkët Ribashkimin e trojeve Shqiptare .
Rroftë Kombi Shqiptar
Ushtria Çlirimtare Kombëtare
Me respekt Shtegtari i Lirisë
ZERI

Ekipi dibran i futbollit, Korabi është shpallur sot kampion i Kategorisë së Dytë të kampionatit kombëtar shqiptar.

Në pritje të shpalljes kampion, ndeshja e fundit e ekipit të Korabit ka patur shumë të pranishëm në stadium.

Në këtë ndeshje, është valëvitur edhe një dron, i ngjashëm me atë në ndeshjen Serbi – Shqipëri.

Por, se këtë herë në të ishingdhendur fjalë të tjera, që lidheshin me ngjarjen në Kumanovë.

Dibra e Madhe – Dibra e Vogël – Ne Jemi Kumanova”, shkruhej në sfondin e dronit.

MARI themes

Powered by Blogger.