Shumica e politikanëve të atyre që janë në pushtet por edhe të atyre që u larguan nga pushteti vendosin ti ’i çojnë fëmijët jashtë vendit për të studiuar.

Gazeta Panorama ka botuar një shkrim në lidhje me fëmijët e ministrave dhe vendet ku ata studiojnë.

Eriku, djali i ministres së Turizmit, Eglantina Gjermeni, jeton dhestudion në Londër.

Deborah, vajza e vetme e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, jeton dhe studion në Utrecht të Holandës kurse Sara, vajza e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, jeton dhe studion në Menton të Francës.

Livia, vajza e ministres së Arsimit Lindita Nikolla, është diplomuar në Universitetin Epoka në Tiranë dhe vazhdon masterin në Barcelonë të Spanjës.

Klajdi, djali i Edmond Panaritit, ministër i Bujqësisë, jeton dhe studion në Milano të Italisë.

Ndërkohë vajza e Nasip Naços, ministrit të Drejtësisë, Betina, studion në universitetin e Nju Jorkut në Tiranë. 

Vajza e Arben Ahmetajt, Livia, studion në një shkollë private turke në Tiranë.

Edhe vajza e Edmond Haxhinastos, Eliza, studion në Tiranë.

Ndërkohë që Mikeli, djali i Mimi Kodhelit, ministres së Mbrojtjes ndjek studimet dhejeton në Firence të Italisë.

Ish Koloneli i Forcave Speciale të ushtrisë shqiptare, DritanDemiraj, ka reaguar ndaj "bombës" së djeshme të Zoran Zaev, ku ish ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, dëgjohej duke thënë se "për një orë i zhduk shqiptarët", përcjell Portali Albeu. 

Sipas ushtarakut të njohur nga Tirana, shqiptarët janë kombi më i fuqishëm në Ballkan dhe se sllavët nuk kanë fuqi ti ndalin. 

Kolonel Dritan Demiraj është pjesë e elitës së ushtrisë shqiptare. Ai ka drejtuar disa operacione në Afganistan, Irak dhe vende të tjera. JEMI NJE

Ja postimi i Kolonel Dritan Demiraj në Facebook:

"Te nderuar miq!
Sot opozita maqedone publikoi nje video ne te cilen "fshatarja qorre" Jankullovskja deklaron se "shqipetaret duhen shfarosur". 
A e di mire kjo fshatarja e Kercoves se Shqiptaret me shume se kurre sot janeKombi me i forte ne Ballkan, jane Kombi me Amerikandashes ne Bote dhe me luftarak kur i duhet te perballet me armiqte e saj. 
Duhet vetem qe dicka te behet sebep dhe pastaj, e sheh Jankollovska "apo Neperka Vrasese" qe me te drejte e ka quajtur Zonja Mesila Doda.
Ju siguroj te nderuar bashkekombas se Shqiperia ka aq shume djeme trima dhe luftetare sa as maqedonasit, serbet, por as Ruset, Putinet, Lavrovet dhe zagaret e tyre nuk ka force qe ti trembe dhe mposhte. Ata jane te gatshem ta mbrojne cdo pellembe te territorit te tyre dhe nese politikuajte e tyre nuk duan ose frigohen ne te pese vendet ku jetojne Shqiptaret".

Në rast të shkarkimit të shkarkimit të Carlo Ancelottit, Real Madridi ka gjetur zëvendësimin ‘perfekt’ për të drejtuar klubin madrilen nga sezoni i ardhshëm. Bëhet fjalë për Jurgen Klopp, i cili vetë e ka konfirmuar se do të largohet nga Borussia Dortmundi pas përfundimit të sezonit. Dhe Los Blancos e shohin atë si opsion perfekt për ta zëvendësuar Carlo Ancelottin, i cili mund të shkarkohet pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Së paku këtë lajm e kanë konfirmuar mediat spanjolle, të cilat janë tejet të bindura në shkarkimin e Carlo Ancelottit.

Një selfie i ka marrë jetën një 18 vjeçareje, ku së bashku me shoqen e saj kishte zgjedhur vendin se ku do ta realizonin. Ato kishin menduar që të shkonin tek një tren, e ku për pasojë u bë shkak i vdekjes tragjike të së resë. 

Rumunia u mbulua nga flakët, pasi aksidentalisht preku një tel elektrik të hapur, në përpjekje për të realizuar një selfie ndryshe nga ato të miqve të saj. 

Anna Ursu së bashku me një shoqe shkuan në një stacion treni për të bërë një selfie, e me pas për ta postuar më vonë në Facebook. Ajo kishte hipur sipër lokomotivës, por teksa ngriti një nga gjymtyrët, ka rënë në kontakt me 27 mijë volt, të cilat shkaktuan një shpërthim. E reja menjëherë u transportua në spital nga një kalimtar i rastit, por fatkeqësisht ajo ndëroi jetë si pasojë e plagëve të shumta.

MARI themes

Powered by Blogger.