Shqipëria duhet të fitojë ndaj Francës, në mënyrë që të sigurojë një vend në vazon e tretë UEFA për kualifikueset e botërorit Rusi 2018. Në këtë përfundim bien parashikimet statistikore, të cilat tregojnë se një fitore ndaj organizatorëve të Euro 2016-të, do t’i sillte Shqipërisë 98 pikë më shumë në rang-listën FIFA(aktualisht kuq-e-zinjtë ndodhen në vendin e 51-të me 624 pikë, fitorja ndaj Francës do ta çonte në 722 pikë).
Eduard Rănghiuc, në web-faqen e tij “football-rankings” nënvizon se Shqipërisë i duhet patjetër fitorja ndaj Francës në mënyrë që të sigurojë një vend në vazon e tretë (nga 6 vazo) për shortin që do të përzgjedhë grupet eliminatore për në Botërorin Rusi 2018-të (më 25 korrik në Shën Pjetërsburg).
“Shqipëri vs Francë – vendasit duhet të fitojnë që të sigurojnë një vend në vazon e 3-të”, shkruan Rănghiuc që në fillim në një paragraf të titulluar “Disa ndeshje tejet të rëndësishme” ku bie në sy gjithashtu ndeshja Danimarkë – Serbi, e cila vendos fatin e të dyja përfaqësueseve, të cilat luftojnë për një vend në vazon e 2-të.
Sipas “Football-rankings” Shqipëria ka 42.38% shanse që ta sigurojë vendin për në vazon e tretë, ndërkohë që me 57.62% ajo do t’i qëndrojë vazos së katërt. Kujtojmë se Shqipëria në përzgjedhjen e kaluar për eliminatoret Brazil 2014 – kur kuq-e-zinjtë ishin gjithashtu në vazon e katërt – rezultoi në Grupin E sëbashku me Zvicrën, Islandën, Norvegjinë, Slloveninë, Qipron (një grup më i lehtë se i viteve të kaluara).
Eduard Rănghiuc është një programues nga Rumania, i cili e drejton “football-rankings”-un prej 8 vitesh. Ai ka bashkëpunuar me media të rëndësishme sikurse “Sport365”, “MIND CTI”, apo “Global Sports Media”.

Derbi i Romës, të hënën në orën 18:00, mund të rezultojë vendimtar për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi. Një fakt i tillë nuk është aspak i çuditshëm edhe pse Gashi aktualisht është pjesë e skuadrës së Baselit

Sipas faqes së specializuar të merkatos, Tuttomercatoweb.it, bomberi kuqezi do të transferohet te Lazio në rast se bardhkaltërit sigurojnë një biletë për në Champions League sezonin e ardhshëm dhe në këtë optikë, sfida e së Hënës është jetike për këtë objektiv.

Sipas informacioneve mediatike nga përtej Adriatikut, sulmuesi i Baselit ndiqet prej kohësh nga drejtori sportiv, Igli Tare, i cili do ta nisë një ofensivë gjatë merkatos së verës për ta spostuar në "Olimpico". 

21 golat e realizuar gjatë këtij sezoni me kampionët e Zvicrës nuk kanë kaluar pa rënë në sy pasi Gashi ndiqet edhe nga disa klube të tjera europiane. Aktualisht,Lazio mban vendin e tretë në klasifikimin e Serie A me dy javë nga fundi i sezonit dhe ruajtja e këtij pozicioni ose rikthimi në vendin e dytë do të rezultonte një sezon i suksesshëm dhe në këtë mënyrë, presidenti Lotito do të kishte dorë të lirë për të shpenzuar shumën e kërkuar nga Baseli për lojtarin shqiptar. 

MARI themes

Powered by Blogger.