Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora do të jetë sot prezente në “Elbasan Arena” për të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Serbi. Kjo bëhet e ditur pasi është zbuluar bileta e saj, shkruan Shekulli, sipas të cilit në foto të biletës nuk bëhet publike hyrja po ashtu as rreshti dhe vendi ku ajo do të qëndroj gjatë ndeshjes.

 Por ATSH nuk pohon me siguri se ajo do të jetë në Elbasan Arena.
A do të jetë këngëtarja Rita Ora ne stadium për të parë ndeshjen, Shqipëri-Sërbi? – pyet kjo agjenci.
Thuhet se edhe Rita Ora do të mbërrijë sot në Shqipëri për të parë nga afër djemtë e Kombëtares. Ardhja e Divës me origjinë shqiptare mendohet të jetë surpriza e mbrëmjes , shkruan Revista Star.
Të gjithe sytë e sportëdashësve janë drejtuar sot në “Elbasan Arena”. Megjithate burime ende jo zyrtare flasin për një tifoze të zjarrtë që do jetë në shkallët e stadiumit Arena në Elbasan, pikërisht Rita Ora.

Kjo është Erza Muqolli, vogëlushja 9-vjeçare, që ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët.  9-vjeçarja nga Drenasi i Kosovës, mori pjesë në talent show-n francez, “La France a un incroyable talent” (Franca ka një talent mahnitës). Por edhe pse nuk fitoi, duke marrë vetëm vendin e tretë në këtë konkurs, Erza ka mahnitur me zërin e saj jo vetëm publikun shqiptar, por edhe atë francez, aq sa mediat e krahasuan me një Celine Dion të vogël.

E veçanta e prezencës së Erza Muqollit në këtë spektakël muzikor qëndronte jo vetëm tek talenti dhe interpretimi i këngës franceze “Eblouie pa la nuit”, por ajo ka kënduar edhe në gjuhën shqipe, duke i mahnitur të gjithë, aq sa edhe publiku ”i  ftohtë” francez i gjendur në salë, nuk rreshti së duartrokituri 9-vjeçaren shqiptare.

Këtë radhë Erza ka zgjedhur një mënyrë më origjinale dhe të drejtpërdrejtë. Përmes një video të realizuar ekskluzivisht për JavaNews.al, 9-vjeçarja shqiptare ka vendosur të përshëndesë të gjithë shqiptarët.

Dhe vogëlushja e bën këtë në mënyrën më të mirë. E veshur e tëra kuqezi, ajo ka interpretuar mrekullisht këngën e kthyer në hit për popullin shqiptar “Kuq e Zi”.

Me një fytyrë ëngjëllore, dhe me një zë mahnitës, Erza Muqolli tregon se ndihet krenare që është shqiptare, dhe se këtë gjë do ta tregojë gjatë gjithë karrierës së saj që duket mëse e ndritur. Dhe konkursi muzikor në Francë duket të jetë vetëm fillimi.

Përveç këtij mesazhi video, Erza e vogël ka dhënë një intervistë interesante për revistën Java, e cila do të publikohet të shtunën në faqet e revistës. Mos e humbni rastin për t’u njohur me një talent që do të bëjë të flitet shumë për të në të ardhmen.


shaqiri-ildaGjatë një interviste që Xherdan Shaqiri bëri për gazetaren e SuperSport Ilda Bejleri, në një moment Xherdani kishte lëshuar edhe këngën e Flori Mumajesit dhe Elvana Gjatës, “Kuq e zi”.
Shaqiri kishte qenë shumë i hapur me gazetarën Ilda gjatë kësaj interviste, ndërkaq janë rritur edhe thashethemet se ai është në një lidhje me gazetaren shqiptare. Sido që të jetë, Shaqiri ishte në element gjatë intervistës, e njëjtë edhe gazetarja Ilda.

Shqipëria duhet të fitojë ndaj Francës, në mënyrë që të sigurojë një vend në vazon e tretë UEFA për kualifikueset e botërorit Rusi 2018. Në këtë përfundim bien parashikimet statistikore, të cilat tregojnë se një fitore ndaj organizatorëve të Euro 2016-të, do t’i sillte Shqipërisë 98 pikë më shumë në rang-listën FIFA(aktualisht kuq-e-zinjtë ndodhen në vendin e 51-të me 624 pikë, fitorja ndaj Francës do ta çonte në 722 pikë).
Eduard Rănghiuc, në web-faqen e tij “football-rankings” nënvizon se Shqipërisë i duhet patjetër fitorja ndaj Francës në mënyrë që të sigurojë një vend në vazon e tretë (nga 6 vazo) për shortin që do të përzgjedhë grupet eliminatore për në Botërorin Rusi 2018-të (më 25 korrik në Shën Pjetërsburg).
“Shqipëri vs Francë – vendasit duhet të fitojnë që të sigurojnë një vend në vazon e 3-të”, shkruan Rănghiuc që në fillim në një paragraf të titulluar “Disa ndeshje tejet të rëndësishme” ku bie në sy gjithashtu ndeshja Danimarkë – Serbi, e cila vendos fatin e të dyja përfaqësueseve, të cilat luftojnë për një vend në vazon e 2-të.
Sipas “Football-rankings” Shqipëria ka 42.38% shanse që ta sigurojë vendin për në vazon e tretë, ndërkohë që me 57.62% ajo do t’i qëndrojë vazos së katërt. Kujtojmë se Shqipëria në përzgjedhjen e kaluar për eliminatoret Brazil 2014 – kur kuq-e-zinjtë ishin gjithashtu në vazon e katërt – rezultoi në Grupin E sëbashku me Zvicrën, Islandën, Norvegjinë, Slloveninë, Qipron (një grup më i lehtë se i viteve të kaluara).
Eduard Rănghiuc është një programues nga Rumania, i cili e drejton “football-rankings”-un prej 8 vitesh. Ai ka bashkëpunuar me media të rëndësishme sikurse “Sport365”, “MIND CTI”, apo “Global Sports Media”.

Derbi i Romës, të hënën në orën 18:00, mund të rezultojë vendimtar për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi. Një fakt i tillë nuk është aspak i çuditshëm edhe pse Gashi aktualisht është pjesë e skuadrës së Baselit

Sipas faqes së specializuar të merkatos, Tuttomercatoweb.it, bomberi kuqezi do të transferohet te Lazio në rast se bardhkaltërit sigurojnë një biletë për në Champions League sezonin e ardhshëm dhe në këtë optikë, sfida e së Hënës është jetike për këtë objektiv.

Sipas informacioneve mediatike nga përtej Adriatikut, sulmuesi i Baselit ndiqet prej kohësh nga drejtori sportiv, Igli Tare, i cili do ta nisë një ofensivë gjatë merkatos së verës për ta spostuar në "Olimpico". 

21 golat e realizuar gjatë këtij sezoni me kampionët e Zvicrës nuk kanë kaluar pa rënë në sy pasi Gashi ndiqet edhe nga disa klube të tjera europiane. Aktualisht,Lazio mban vendin e tretë në klasifikimin e Serie A me dy javë nga fundi i sezonit dhe ruajtja e këtij pozicioni ose rikthimi në vendin e dytë do të rezultonte një sezon i suksesshëm dhe në këtë mënyrë, presidenti Lotito do të kishte dorë të lirë për të shpenzuar shumën e kërkuar nga Baseli për lojtarin shqiptar. 

Sulmuesi i Bazelit ShkëlzenGashi shënuar 21 gola në Superligën zvicerane gjatë këtij sezoni kur kanë mbetur edhe tre javë para fundit. 

Ai është katër gola para sulmuesit të Young Boys, Hoarau (17) i cili ka shënuar pesë penallti, shumë ndryshe nga Gashi, i cili nuk ka realizuar asnjë gol nga pika e bardhë.

26-vjeçari ka realizuar edhe më shumë gola se yje të tillë si Carlos Tevez (20), Harry Kane (20), Carlos Bacca (20), Mauro Icardi (19), Robert Leëandoëski (16) apo Diego Costa (19).

Kujtojmë që golat në Zvicër vlerësohen me koeficientin 1.5, ndryshe nga golat që shënohen në kampionatet dhe që vlerësohen me 2. Kjo bën që Gashi të zbresë shumë në renditjen për “Këpucën e Artë”

Sukseset e Kombëtares Shqiptare në fushë kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Trajneri Gianni de Biasi edhe njëherë është në titujt kryesorë, kësaj radhe tek “Allfootball.it”, që kërkon të nxjerrë sekretin e suksesit të kuqezinjve.
Në fillim të artikullit, shkruhet se tekniku italian është duke rishkruar historinë e futbollit shqiptar, me kuqezinjtë që tashmë janë pretendent për finalet e EURO 2016, në një grup të vështirë me Portugalinë, Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë. I pyetur se si ka arritur që ta shndërrojë Kombëtaren, e konsideruar si njëra nga “Hirushet e Europës”, në një skuadër që meriton respekt, De Biassi është përgjigjur kështu:
“Motoja jonë është organizimi. Kujdesemi për detajet në fazën kur nuk zotërojmë topin. Jemi kompaktë dhe të bashkuar, repartet lëvizin sipas logjikave precize dhe të parashikuara. Ia dalim në këtë mënyrë të kemi një fazë mbrojtëse efikase dhe reduktojmë në maksimum rreziqet. Edhe në fazën e zotërimit të topit kujdesemi për detajet. Në topat inaktivë për shembull, studiojmë skema të ndryshme në varësi të kundërshtarit”.
Aspekti psikologjik është shumë i rëndësishëm në Kombëtare, për të cilën De Biassi rrëfen se i ka kushtuar një rëndësi të veçantë. “Punojmë shumë në këndvështrimin psikologjik. Kemi kërkuar t’u injektojmë djemve kurajo. I kemi bërë të kuptojnë se ne nuk jemi, as një ‘Hirushe’, as një viktimë për t’u sakrifikuar”, shprehet ai.
Gianni de Biasi tregon se grupi që ka grumbulluar do të jetë baza e skuadrës edhe për të paktën dy eliminatore europiane. “Ne kemi bërë një punë të shkëlqyer me zbulimin e talenteve. Kemi dashur lojtarë që gëzojnë minuta me skuadrat e tyre, dhe kemi arritur që t’i bëjmë pjesë të skuadrës. Me këtë grup synojmë që të përballojmë, të paktën, edhe dy eliminatore Europiani. Kemi punuar për të tashmen, por me mendje për të ardhmen”-, ka deklaruar De Biasi.

Elhaida Dani ka ngjitur skenën madhështore me më shumë besim se sa prova e parë në të cilën mori edhe kritika. Mbrëmja e 15 majit ka qënë prova e dytë për këngëtarët e Eurovizionit.

Sot Wiwibloggs shkruan:“Ndryshe nga shumë këngëtarë, Elhaida Dani nga Shqipëria nuk ka nevojë për objekte përkrahëse në skenë apo për kërcimtarë. 

Zëri i saj është mëse i mjaftueshëm për të mbushur këtë skenë gjigande. Ajo kishte probleme me kufjet gjatë provës së parë. Por mbrëmë ajo në përgjithësi dukej më e sigurtë dhe më rehat”. 

Edhe kryeministri Rama ka përcjellë një mesazh në Facebook.
“@elhaidadani93 zeri i Shqiperise qe ka ndezur vigjiljen e EuroSong, le ti japim gjithe mbeshtetjen tone ‪#‎ForcaElhaida“

UEFA shpall rënditjen e Kombëtareve që sjell edhe një lajm të mirë për kuqezinjtë e Gianni De Biasit. Pas fitores 2-1 kundër Armenisë në "Elbasan Arena" Shqipëria është ngjitur me dy vende në rënditje, duke dalë në vend të 33 nga 54 në total.

Në vend të parë është Gjermania, e ndjekur nga Spanja dhe Anglia.

Më e bukura nga ky lajm është fakti se Shqipëria ka lënë pas Kombëtaren serbe,

Shumica e politikanëve të atyre që janë në pushtet por edhe të atyre që u larguan nga pushteti vendosin ti ’i çojnë fëmijët jashtë vendit për të studiuar.

Gazeta Panorama ka botuar një shkrim në lidhje me fëmijët e ministrave dhe vendet ku ata studiojnë.

Eriku, djali i ministres së Turizmit, Eglantina Gjermeni, jeton dhestudion në Londër.

Deborah, vajza e vetme e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, jeton dhe studion në Utrecht të Holandës kurse Sara, vajza e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, jeton dhe studion në Menton të Francës.

Livia, vajza e ministres së Arsimit Lindita Nikolla, është diplomuar në Universitetin Epoka në Tiranë dhe vazhdon masterin në Barcelonë të Spanjës.

Klajdi, djali i Edmond Panaritit, ministër i Bujqësisë, jeton dhe studion në Milano të Italisë.

Ndërkohë vajza e Nasip Naços, ministrit të Drejtësisë, Betina, studion në universitetin e Nju Jorkut në Tiranë. 

Vajza e Arben Ahmetajt, Livia, studion në një shkollë private turke në Tiranë.

Edhe vajza e Edmond Haxhinastos, Eliza, studion në Tiranë.

Ndërkohë që Mikeli, djali i Mimi Kodhelit, ministres së Mbrojtjes ndjek studimet dhejeton në Firence të Italisë.

Ish Koloneli i Forcave Speciale të ushtrisë shqiptare, DritanDemiraj, ka reaguar ndaj "bombës" së djeshme të Zoran Zaev, ku ish ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, dëgjohej duke thënë se "për një orë i zhduk shqiptarët", përcjell Portali Albeu. 

Sipas ushtarakut të njohur nga Tirana, shqiptarët janë kombi më i fuqishëm në Ballkan dhe se sllavët nuk kanë fuqi ti ndalin. 

Kolonel Dritan Demiraj është pjesë e elitës së ushtrisë shqiptare. Ai ka drejtuar disa operacione në Afganistan, Irak dhe vende të tjera. JEMI NJE

Ja postimi i Kolonel Dritan Demiraj në Facebook:

"Te nderuar miq!
Sot opozita maqedone publikoi nje video ne te cilen "fshatarja qorre" Jankullovskja deklaron se "shqipetaret duhen shfarosur". 
A e di mire kjo fshatarja e Kercoves se Shqiptaret me shume se kurre sot janeKombi me i forte ne Ballkan, jane Kombi me Amerikandashes ne Bote dhe me luftarak kur i duhet te perballet me armiqte e saj. 
Duhet vetem qe dicka te behet sebep dhe pastaj, e sheh Jankollovska "apo Neperka Vrasese" qe me te drejte e ka quajtur Zonja Mesila Doda.
Ju siguroj te nderuar bashkekombas se Shqiperia ka aq shume djeme trima dhe luftetare sa as maqedonasit, serbet, por as Ruset, Putinet, Lavrovet dhe zagaret e tyre nuk ka force qe ti trembe dhe mposhte. Ata jane te gatshem ta mbrojne cdo pellembe te territorit te tyre dhe nese politikuajte e tyre nuk duan ose frigohen ne te pese vendet ku jetojne Shqiptaret".

Në rast të shkarkimit të shkarkimit të Carlo Ancelottit, Real Madridi ka gjetur zëvendësimin ‘perfekt’ për të drejtuar klubin madrilen nga sezoni i ardhshëm. Bëhet fjalë për Jurgen Klopp, i cili vetë e ka konfirmuar se do të largohet nga Borussia Dortmundi pas përfundimit të sezonit. Dhe Los Blancos e shohin atë si opsion perfekt për ta zëvendësuar Carlo Ancelottin, i cili mund të shkarkohet pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Së paku këtë lajm e kanë konfirmuar mediat spanjolle, të cilat janë tejet të bindura në shkarkimin e Carlo Ancelottit.

Një selfie i ka marrë jetën një 18 vjeçareje, ku së bashku me shoqen e saj kishte zgjedhur vendin se ku do ta realizonin. Ato kishin menduar që të shkonin tek një tren, e ku për pasojë u bë shkak i vdekjes tragjike të së resë. 

Rumunia u mbulua nga flakët, pasi aksidentalisht preku një tel elektrik të hapur, në përpjekje për të realizuar një selfie ndryshe nga ato të miqve të saj. 

Anna Ursu së bashku me një shoqe shkuan në një stacion treni për të bërë një selfie, e me pas për ta postuar më vonë në Facebook. Ajo kishte hipur sipër lokomotivës, por teksa ngriti një nga gjymtyrët, ka rënë në kontakt me 27 mijë volt, të cilat shkaktuan një shpërthim. E reja menjëherë u transportua në spital nga një kalimtar i rastit, por fatkeqësisht ajo ndëroi jetë si pasojë e plagëve të shumta.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është pezulluar për dy ndeshje nga Komisioni i Etikës për gjestet që bëri në drejtim të gjyqtarit, Clos Gomez, gjatë ndeshjes ndaj Valencias.
Ancelotti ishte i pakënaqur me gjykimin dhe vendimet e Gomez, dhe duke e kritikuar atë.
Por, kjo i ka kushtuar pezullimin me dy ndeshje, aq sa kanë mbetur deri në fund të këtij seozni.

Bajerni i Myhiut dhe Barcelona rikthehen sot në fushën e blertë për të prerë biletën e parë për në finalen e Berlinit në Ligën e Kampioneve. Kampionët e Gjermanisë do të përpiqen që në fushën e tyre të përmbysin disavantazhin prej 3 golash në ndeshjen e parë.
 disavantazhin 4-1, duke poshtëruar në “Riazor” Milanin e Ancelottit me rezultatin 4-0.
Gjashtë ditë më parë në “Camp Nou”, pavarësisht rasteve të shpërdoruara nga vendasit,Bayerni u mbajt mirë për plot 77′, megjithatë në pjesën e mbetur Lionel Messi ndëshkoi dy herë mbrojtjen e brishtë të skuadrës bavareze, duke shërbyer më pas edhe për Neymar në golin e tretë.
185893185894

Pavel Chernev, ish-deputet i parlamentit të Bullgarisë dhe lider i Lëvizjes Kombëtare bullgare “Atak”, tha se një numër i madh i të rinjve nga vendi i tij do të shkojnë së bashku me çetnikët serbë, vullnetarë në Maqedoni kundër shqiptarëve.
Chernev, i cili vite më parë grisi flamurin e Republikës e Kosovës në Parlamentin bullgar, thekson se është në kontakte të vazhdueshme me komandantin çetnik serb, Bratislav Zhivkoviç, me të cilin, po organizojnë vullnetarë për t’i dërguar në Maqedoni.
“Shumë bullgarë duan të shkojnë në Maqedoni, por për fat të keq, qeveria jonë nuk dëshiron të na ndihmojë. Ne jemi në kontakt me Bratislava Zhivkoviçin, i cili është i gatshëm t’i dërgoj disa djem nga shteti serb në Maqedoni, ndërsa ne do t’iu bashkohemi vëllezërve tanë maqedonas kundër shqiptarëve”, tha Chernev.

Ushtria Çlirimtare Kombëtare ka mohuar që pjesëtarët e saj janë dorëzuar, pas përleshjeve të armatosura që ndodhën në Kumanovë, ashtu siç kanë deklaruar organet shtetërore në Maqedoni.
Në një komunikatë të lëshuar për media, në emër të Shtegtarit të Lirisë, thuhet se deklarimet se pjesëtarë të kësaj trupe janë dorëzuar janë mashtrime të shtetit sllavomaqedon.
Lexojeni të plotë komunikatën:
Informatat që po qarkullojnë se djemtë tanë janë dorëzuar janë të pa sakta që vinë nga Qeveria Sllavo-maqedonase që po mundohen të fitojnë betejën me skanime të tillë. Djemtë tanë janë shumë të fuqishëm sa që nuk ka kush që do t’i ndal deri në realizimin e ëndrrës shekullore Shqipëri Etnike.
Shtegtarët e Lirisë janë të fuqishëm s’ka kush që i dorëzon këta trima sepse aty gjinden një ushtri e fuqishme me djem besnik dhe me përvoja nga tri luftëra çlirimtare me emblemën e pa thyeshme UÇK që çdo betejë e kanë fituar si në 2001 edhe tani po e tregojnë fuqinë e tyre edhe me të përgatitur.
Prandaj lufta vazhdon deri në qëllimin e përbashkët Ribashkimin e trojeve Shqiptare .
Rroftë Kombi Shqiptar
Ushtria Çlirimtare Kombëtare
Me respekt Shtegtari i Lirisë
ZERI

MARI themes

Powered by Blogger.