Elhaida Dani ka ngjitur skenën madhështore me më shumë besim se sa prova e parë në të cilën mori edhe kritika. Mbrëmja e 15 majit ka qënë prova e dytë për këngëtarët e Eurovizionit.
Sot Wiwibloggs shkruan:“Ndryshe nga shumë këngëtarë, Elhaida Dani nga Shqipëria nuk ka nevojë për objekte përkrahëse në skenë apo për kërcimtarë.
Zëri i saj është mëse i mjaftueshëm për të mbushur këtë skenë gjigande. Ajo kishte probleme me kufjet gjatë provës së parë. Por mbrëmë ajo në përgjithësi dukej më e sigurtë dhe më rehat”.
Edhe kryeministri Rama ka përcjellë një mesazh në Facebook.
“@elhaidadani93 zeri i Shqiperise qe ka ndezur vigjiljen e EuroSong, le ti japim gjithe mbeshtetjen tone #ForcaElhaida“

Post a Comment